Kosova sot shënon 27-vjetorin e Ditës së Çlirimit, një nga datat më të rëndësishme në historinë e saj moderne.
Me këtë rast, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përcjellë një urim për Kosovën përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Gëzuar 27 vjetorin – Ditën e Çlirimit”, ka shkruar Rama, duke e shoqëruar mesazhin me një zemër dhe flamurin e Kosovës.
Urimet për këtë përvjetor kanë ardhur nga figura të ndryshme politike dhe institucione ndërkombëtare, duke kujtuar ngjarjet historike të 12 qershorit 1999.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!