image Edi Rama tregon përse e ka quajtur Ramush Haradinajn gënjeshtar

Kosovë

Edi Rama tregon përse e ka quajtur Ramush Haradinajn gënjeshtar

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është deklaruar edhe njëherë për rastin, kur ai e kishte quajtur Ramush Haradinajn gënjeshtar.

Kohë më parë Haradinaj ishte ankuar ndaj Hashim Thaçit dhe Edi Ramës se i kishin bërë presion për ta shfuqizuar taksën ndaj Serbisë. Reagimi i ashpër nga Rama kishte ardhur ndaj Haradinajt duke e quajtur gënjeshtar.

Të njëjtën epitet ai e ka përsëritur përsëri ndaj Haradinajt duke thënë se epitetin e gënjeshtarit e ka merituar.

“Tani unë dua ta them faleminderit që ma jepet mundësinë që më kanë lënduar abuzimet gënjeshtrat dhe shpifjet që janë bërë në adresën time që janë bërë ndaj meje në lidhje me këtë marrëdhënie, është e hapur dhe e drejtpërdrejt që nuk e përjashton debatin që kemi për shtetin e Kosovës, mirëkuptimi me presidentin e Serbisë, ai ka mirëkuptuar se unë nuk mund të ndryshojë qëndrim me shtetin e Kosovës, edhe figura të lartë në Kosovë e kanë shënjestruar këtë marrëdhënie duke e përdorur si një bazë për shpifje dhe gënjeshtarja, sikur unë kam qenë njeri që e kam promovuar ndarjen e Kosovës, sikur i kam bërë presion ish-kryeministrin e Kosovës, prandaj e kam quajtur siç e ka merituar një gënjeshtar”, tha Rama në intervistë për Klan Koosva.