Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se Bashkimi Kosovë – Shqipëri do të ndodhë, por shtoi se nuk e di kur do të ndodhë një gjë e tillë.
Kur gazetari ia bëri këtë pyetje Rama ia ktheu “pyetje apo provokacija” dhe u përgjigj se në një referendum paqësor për bashkim mes dy shteteve do të votonte pro.
“Në rast se në hipotezën e një referendumi paqësor për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën unë do bëja një shkelje të ligjit, do votoja hapur pro. Në rast se pyesni a do të ndodhi kjo a po jo, meqë më provokoni, po ju provoj edhe unë. E di që do të ndodhi, por s’e di kur. Një ditë që do të ndodhi, them po”, tha Rama.