Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 3, Eduard Kuqi, ka folur për disa nga banorët e shtëpisë.
Edi ka thënë se ka pasur një pëlqim për Dianën, por që nuk ka ndërhyrë në marrëdhënien me Arionin.
Megjithatë, ai thotë se ka një diferencë të madhe mes tyre dhe se nuk përshtaten.
“Diana është shumë çikë e bukur. Rrjedh prej një familje shumë të mirë se ia njoh edhe familjen… Thjesht, mua nuk më duket se përshtatet me atë tip hiç, as në dukje. Kur ta shikon Dianën, si të krahasosh Bugattin me Fiat. Shumë diferencë e madhe. Djalë i mirë, po nuk përshtatet me të”, ka thënë Edi për klanin.