image Edhe Vetëvendosje në hapje të fushatës gjobitet për mosrespektim të masave antiCOVID

Kosovë

Edhe Vetëvendosje në hapje të fushatës gjobitet për mosrespektim të masave antiCOVID

news image

Partitë politike dje zyrtarisht kanë hapur fushatën për zgjedhjet që do të mbahen më 14 shkurt, shkruan Gazeta Sinjali.

Por, partitë politike e kishin filluar jozyrtarisht fushatën e tyre elektorale duke vizituar kështu shumë qytete. Edhe zyrtarisht, më 3 shkurt, fushatën e nisën duke shkelur masat antiCOVID.

Krahas vizitave, pothuajse të gjitha partitë kanë shkelur masat antiCOVID, duke mbledhur qindra njerëz pa mbajtje të maskave dhe mosrespektim të distancës.

Drejtori i Inspektoratit në Prishtinë, Adonis Tahiri ka bërë të ditur se sot është gjobitur me 2 mijë euro Lëvizja Vetëvendosje pasi që nuk janë respektuar masat antiCOVID.

“Askush mbi ligjin! Shkelje e vendimit nr. 09/58 të Qeverisë së Kosovës (dt.14.01.2021), pikat 24 dhe 25, si dhe Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë. 2000 euro gjobë, sipas nenit 25.1 të ligjit në fjalë!”, shkroi Tahiri në Facebook./Gazeta Sinjali/