Shani Tafolli, i njohur me nofkën në TikTok ‘Shani Tmerri’ nga Ferizaj, ka kërcënuar publikisht me vrasje një zyrtar policor në Policinë Rajonale në Ferizaj. Ai ka terrorizuar ndjekësit mëngjesin e sotëm, live në këtë rrjet social, duke kërcënuar, sharë e ofenduar, e madje edhe duke e ekspozuar armën, raporton Gazeta Sinjali.
Mllefi me Aleks Vishën, duket se ende s’i ka kaluar ‘Shani Tmerrit’ – i cili është shfaqur me armë në dorë – duke e kanosur seriozisht zyrtarin policor, të cilin e akuzon për bashkëpunim me Vishën.
Sinjali ka siguruar disa pjesë ku ai dëgjohet e madje edhe shihet teksa e nxjerrë armën dhe e kërcënon policin, duke i thënë se “kjo nuk han pasul, kjo han mish edhe gjakin e pin”.
Shani Tmerri madje e përmend edhe zyrtarin policor të vrarë para shumë vitesh, Triumf Rizën, duke iu drejtuar policit që po e kërcënonte se “kom me ta vorrin dhe kom me ta hekë uniformën. Edhe Triumfi u konë çu peshë si ti”.
Përveç kanosjeve, ai e ka sharë e ofenduar policin në fjalë me nga më të ndryshmet, duke e paralajmëruar se fillimisht do ta raportojë për ta hulumtuar punën e tij, e më pas do “merret” me të.
“Mos më shti mu bo djalë i keq, mushna dinamit e t’hi n’familje mrena.. t’hi te djepi unë, m’njeh mirë ti mu, të rrasna te djepi, t’q* nanën me vetes, me fmi, me tana cka ki mrena nshpi, t’i çoj edhe gurtë përpjetë. Unë kofsha gjallë kam me ta bo vorrin edhe ka me ta hekë uniformën o p* nane. Edhe Triumfi u konë çu peshë si ti.
Eh more Bedri, t’i q* t’gjalltë e t’dektë, ty me uniform e çka ki…, jom i betum te Zoti kur m’pengon dikush n’punë t’mija me ia q* robtë.
Ty e Dritonin, unë jau q* granimin, ju vraj..e keni marrë Aleksin në zyre. Ti nuk më arreston mu o Bedri, se unë t’i q* krejt robtë, o Bedri o, kjo nuk han pasul, kjo han mishin edhe gjakin e pin. Mu m’han k* a ki uniform a jo kur ti përzin n’punë t’mija.
Kam me ta bo ni kallëzim penal në Hajvali, e ma s’mrami kam me ta q* motën, hunën kam me ta nxjerrë, kam me ta nukë…
Te nxa o Bedri, ta hjeki krytë e ta bi krytë n’Serbi, ta vorrosi krytë, e trupin ta la n’Kosovë.
Më njeh ti mirë mu, se gjuj unë. Publikisht para tanve të thom, me mu nuk t’dhezë.” – janë disa nga kërcënimet e Tafollit, raporton Sinjali.