image Edhe tre raste me koronavirus në Mal të Zi, shkon në 319 numri i të prekurve

Rajon

Rajon/ Edhe tre raste me koronavirus në Mal të Zi, shkon në 319 numri i të prekurve

news image

Tre raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në Mal të Zi, duke e çuar në 319 numrin e përgjithshëm të të prekurve.

Këto të dhëna janë bërë të ditura mëngjesin e sotëm nga Instituti i Shëndetit Publik në këtë vend.

Siç raporton RTCG, gjatë 24 orëve të fundit janë analizuar 243 mostra, transmeton Gazeta Sinjali.

Që nga përhapja e pandemisë së Covid-19 në këtë vend janë shëruar 123 persona, ndërsa kanë vdekur pesë të tjerë./GazetaSinjali/