image Edhe sot shi e shkarkime rrufesh, parashikimi i motit

Kosovë

Edhe sot shi e shkarkime rrufesh, parashikimi i motit

news image

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë këtyre dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira konvektive të cilat gjatë ditës parashihen të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh, transmeton Sinjali.

Sipas institutit, reshjet më të fokusuara parashihen në jug të vendit, kryesisht rrëzë maleve, ndërsa pjesët tjera të territorit, (duke mos e përfshirë të gjithë territorin), parashihen të kenë më pak reshje.

“Vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-31 gradë Celsius. Indeksi UV mbetet i lartë gjatë gjithë javës, prandaj kujdes rrezeve direkte të diellit. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit”, thuhet në njoftim.

May be an image of map

/GazetaSinjali/