Antidroga e Policisë së Kosovës është duke zhvilluar një aksion kundër drogës në Mitrovicën e Veriut, ku pritet të kryejnë një tjetër aksion kundër drogës, shkruan Gazeta Sinjali.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut, Branislav Radoviq, ka thënë se njësia kundër narkotikëve po asistohet nga policët e stacionit lokal.
Kujtojmë se aksione kundër drogës janë zhvilluar edhe të mërkurën dhe të martën, ku janë arrestuar gjashtë persona.
Në aksionin që zhvilloi Policia e Kosovës në Mitrovicën e Jugut dhe Fushë Kosovë, janë sekuestruar mbi 56 kilogramë substancë narkotike që dyshohet të jetë e llojit marihuanë.
Po ashtu në veri të martën është shkatërruar një laborator për mbjelljen, rritjen dhe kultivimin e kanabisit.