image Edhe sot mot me diell, temperatura deri në 35 gradë

Kosovë

Edhe sot mot me diell, temperatura deri në 35 gradë

news image

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot me diell dhe me vapë, shkruan Gazeta Sinjali.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33-35 gradë Celsius.

Indeksi UV vazhdon ti mbajë vlerat e larta, kështu që këshillohet që mos të jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit nga ora 10-17.

 Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes. /GazetaSinjali/