image Edhe sot gjuhen me vezë autobusët, vazhdon 'beteja' e Shpend Ahmetit me fëmijët

Kosovë

Prishtinë/ Edhe sot gjuhen me vezë autobusët, vazhdon ‘beteja’ e Shpend Ahmetit me fëmijët

news image

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar edhe për një gjuajtje tjetër me vezë në drejtim të autobusëve urbanë në kryeqytet.

Ai ka publikuar një fotografi të një autobusi, i cili është qëlluar me vezë në derë, shkruan Gazeta Sinjali.

Ahmeti ka bërë lutje që të mos dëmtohen autobusët, duke paralajmëruar se çdo rast do të lajmërohet në Polici.

“Vazhdon gjuajtja me vezë e autobusëve edhe sot. Halloween ka përfunduar. Ju lutem mos i dëmtoni autobusët. Policia është në patrullim dhe çdo rast do të lajmërohet”, ka shkruar Ahmeti.

https://www.facebook.com/shpend.ahmeti/posts/10159032936407166

Edhe mbrëmë, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar i nervozuar pasi që një autobus i “Trafikut Urban” është thyer nga disa fëmijë.

“Kështu nuk festohet Halloween askund! Festa është e fëmijëve me lëpiska e bonbone. Mos gjuani makinat!”, ka shkruar Ahmeti mbrëmë.

Për shkak të sulmeve me gurë dhe vezë nga disa grupe fëmijës, mbrëmë u ndërpre për pak kohë qarkullimi i autobusëve të trafikut urban. /Gazeta Sinjali/