image Edhe sot asnjë i vdekur nga COVID-19 në Shqipëri

Shqipëri

Edhe sot asnjë i vdekur nga COVID-19 në Shqipëri

news image

Në Shqipëri në 24 orët e fundit nuk ka vdekur asnjë pacient nga COVID-19, transmeton Gazeta Sinjali.

Ministria e Shëndetësisë atje ka njoftuar se janë shënuar vetëm 12 raste pozitive me koronavirus.

Kurse të hospitalizuar janë 30 pacientë, ku 8 prej tyre gjenden në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 32 qytetarë atje, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,598 që nga fillimi i pandemisë./Gazeta Sinjali/