image Edhe shtatori me ditë të nxehta, temperaturat sot deri në 29 gradë Celsius

Kosovë

Edhe shtatori me ditë të nxehta, temperaturat sot deri në 29 gradë Celsius

news image

Po vazhdojnë temperaturat me diell, edhe në ditën e dhjetë të shtatorit.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësira të pakta mund të shfaqen rreth relievit malor.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26 dhe 29 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare.

/GazetaSinjali/