image Edhe Shpend Ahmeti kërkon amnisti për Suzanën që mbyti burrin e saj

Kosovë

Edhe Shpend Ahmeti kërkon amnisti për Suzanën që mbyti burrin e saj

news image

Suzana Zogiani-Sekiraqa, më 21 shtator 2018, në qytetin Dole të Francës, i ka dhënë fund dhunës dhe keqtrajtimit nga bashkëshorti, Artan Sekiraqa, duke e goditur atë 11 herë me sëpatë në qafë, shkruan Gazeta Sinjali.

Për këtë rast, persona të ndryshëm në Kosovë, tani duke përfshirë edhe kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, po kërkohet amnisti për rastin e Suzanës.

Ahmeti këtë e ka shkruar përmes një postimi në Twitter, ku ndër të tjera kërkohet nënshkrimi i peticionit për faljen e gruas që është dënuar me 25 vjet burgim. /Gazeta Sinjali/