Pas heqjes së barrikadave në veri të Kosovës edhe hapja e pikë kalimeve kufitare në Jarinjë e Bërnjak edhe Ministria e Punëve të Brendshme, njofton se pikat kufitare janë të hapura.
Në raportin e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar bëhet e ditur se pikat kufitare në Jarine dhe Bërnjak janë të hapura.
Policia e Kosovës sot në mesditë ka njoftuar se bazuar në informacionet e deritanishme, është bërë largimi i barrikadave në formën siç ato ishin vendosur, dhe pas kësaj është vlerësuar edhe hapja e dy pikë-kalimeve kufitare Jarinje dhe Bërnjak, të cilat sot (30.12.2022) në orët e pasdites janë hapur për qarkullim.
Zyrtarët policorë në veri të vendit dhe në këto dy pikë kalime kufitare, do të vazhdojnë me realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore në interes të rendit publik dhe kushtetues.