image Edhe pse po vaksinon qytetarët, Serbia po regjistron rritje të numrit të rasteve me COVID-19

Rajon

Edhe pse po vaksinon qytetarët, Serbia po regjistron rritje të numrit të rasteve me COVID-19

news image

Sipas bilancit të fundit në Serbi, janë konfirmuar edhe 4 mijë e 157 raste të reja me koronavirus.

Autoritetet shëndetësore gjithashtu kanë bërë të ditur se kanë vdekur edhe 16 pacientë të infektuar me këtë virus.

Në trajtim spitalor në të gjithë shtetin serb, janë 4,301 pacientë nga të cilët 168 janë në aparate për frymëmarrje, raporton b92.

Vaksinimi masiv i qytetarëve po kryhet në Serbi, ku deeri më tani, gjithsej 1,495,674 qytetarë janë vaksinuar, ndërsa gjithsej 592,683 kanë marrë të dyja dozat.

/GazetaSinjali/