Partia Socialdemokrate ka vendosur që të lidh koalicion parazgjedhor me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.
Deputeti i PSD-së, Salih Salihu, ka treguar se marrëveshja e koalicionit me AAK-në është votuar me shumicë votash në mbledhjen e mbajtur sot nga Këshilli i Përgjithshëm i kësaj partie.
“Ne e kemi votuar marrëveshjen për koalicion me AAK-në. Ajo është votuar me shumicë votash në mbledhje”, ka thënë ai në një prononcim për Sinjalin.
Ai beson se koalicioni PSD-AAK është koalicion fitues.
“Ky koalicion është fitues. Vetëm me AAK-në radhitemi vetëm pak prapa vendit të parë”, ka deklaruar ai.
PSD-ja dhe AAK-ja pritet që tani të dalin në një konferencë të përbashkët për media ku do të dregojnë më detajisht elementet e marrëveshjes për koalicion parazgjedhor. /Sinjali
Kosovë