image Edhe pas 6 muajve vazhdojnë kërcënimet me jetë për gazetarët e televizionit kosovar

Kosovë

Edhe pas 6 muajve vazhdojnë kërcënimet me jetë për gazetarët e televizionit kosovar

news image

Katër gazetarët e televizionit RTV Dukagjini janë duke u kërcënuar në vazhdimësi për 6 muaj me radhë.

Një kërcënim i ngjashëm ka ardhur edhe gjatë ditës së sotme ndaj gazetares E.M., e cila në fakt është vetëm njëra prej gazetarëve të këtij mediumi që po kërcënohen në vazhdimësi.

Burime të Gazetës Sinjali, brenda Prokurorisë Themelore të Prishtinës, kanë bërë me dije se gazetarja në fjalë është kërcënuar përmes rrjeteve sociale nga personi i cili përdor emra të ndryshëm.

Kërcënimet me jetë në fakt për gazetaren si dhe për tre kolegët e saj kishin filluar qysh rreth 6 muaj më parë. Fillimisht kërcënimet e bëra muaj më parë nuk ishin marr seriozisht nga gazetarët e këtij televizioni./Gazeta Sinjali/