image Edhe një vullnetar tjetër për t’ia dhuruar veshkën 19-veçares nga Mitrovica

Sociale

Edhe një vullnetar tjetër për t’ia dhuruar veshkën 19-veçares nga Mitrovica

news image

Menjëherë pas publikimit të rastit të Nazlije Sherifit, 19-vjeçares nga Mitrovica, e cila vuan nga sëmundja e Glomeruloskerozës Fale Segmentale, një djalosh nga Deçani, Val Deçani, u paraqit vullnetar për t’ia dhuruar veshkën asaj, shkruan Gazeta Sinjali.

Deçani është duke pritur rezultatin e analizave për të parë nëse veshka e tij përshtatet me veshkën e 19-vjeçares, për ta bërë transplantin më pas.

Por, nëse veshka e tij nuk përshtatet me atë të Nazlije Sherifit, atë mund ta dhurojë dikush tjetër.

Kadri Asllani nga Gjilani është shfaqur vullnetar për ta bërë një gjë të tillë.

Asllani i cili jeton në Gjermani ka thënë për Gazetën Sinjali se është i gatshëm ta dhurojë veshkën e tij për 19-vjeçaren nga Mitrovica.

“Lus Zotin të jetë aq mirë për të dy, por në qoftëse nuk do të përputhet veshka e djaloshi (Val Deçanit) me vajzën në fjalë, jam vullnetar me jap veshkën për hirë të Allahut dhe vajzës në fjalë. Jo pse e kam parë këtë gjest, por e kam mendu prej kohësh. Do të jem i gatshëm me ndihmu pa dyshim”, tha Asllani për Gazetën Sinjali./Gazeta Sinjali/