image Edhe një tjetër mjek kosovar vdes nga koronavirusi

Shëndetësi

Edhe një tjetër mjek kosovar vdes nga koronavirusi

news image

Ka humbur betejën me COVID-19 edhe një tjetër mjek i njohur kosovar, shkruan Gazeta Sinjali.

Bëhet fjalë për 55-vjeçarin, Sylejman Dulla, i cili ishte Anesteziolog në QKUK.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, Oda e Mjekëve të Kosovës, ku për më tepër u tha se i ndjeri Dulla, muk e kishte ndërprerë punën as gjatë pandemisë dhe vijonte tu shërbente qytetarëve.

Njoftimi i plotë:

Humb betejën me koronavirusin në moshën 55 vjeçare Dr. Sylejman Dulla.Dr.

Dulla ka qenë specialist i anesteziologjisë me mjekim intenziv, i cili i ka shërbyer në Qendrën Klinike Univeristare të Kosovës, ku nuk e kishte ndërprerë punën as gjatë pandemisë dhe vijonte tu shërbente qytetarëve.

Oda e Mjekëve të Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.

/Gazeta Sinjali/