image Edhe një tjetër ftesë nga Gjykata Speciale për ish-ushtarët e UÇK-së

Kosovë

Drejtësi/ Edhe një tjetër ftesë nga Gjykata Speciale për ish-ushtarët e UÇK-së

news image

Ish-luftëtari i UÇK-së, Fazli Behrami, ka pranuar ftesë nga Gjykata Speciale gjatë ditës së sotme.

Lajmi është konfirmuar nga kryetari i OVL-së UÇK-së, Hysni Gucati, i cili përmes një shkrimi të tij në Facebook ka njoftuar për ftesën e tij.

“Tash e mora lajmin qe i ftuar nga gjykata speciale është bashkëluftëtari i brigadës 113 “Mujë Krasniqi”, Fazli Behrami nga fshati Abri e Ulët komuna e Skenderajt. Edhe ky, si gjithë të ftuarit tjerë, do të dalin faqebardhë”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme Gucati për Gazetën Sinjali ka konfirmuar ftesën e Gjykatës Speciale ndaj Ibrahim Gashit, Shaban Sylës si dhe një personi tjetër i cili nuk ka dashur të identifikohet.

Po ashtu Gjykata Speciale ftesë i ka bërë për intervistim edhe Jetullah Krasniqit nga Prizreni./Gazeta Sinjali/