image Edhe një tjetër deputet i VV-së del kundër shkarkimit të Visar Korenicës

Politikë

Edhe një tjetër deputet i VV-së del kundër shkarkimit të Visar Korenicës

news image

Alban Bajrami, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, e ka cilësuar si gabim shkarkimin e Visar Korenicës nga pozita e koordinatorit në degën e Rahovecit.

Megjithatë, ai gjatë një interviste në Kanal 10 ka refuzuar ta konsiderojë këtë si “hakmarrje të Kurtit ndaj Korenicës”.

Korenica e ka pranuar se shkarkimi nga ajo pozitë ka ardhur si rezultat i votimit të tij kundër Kodit Civil

Kodi Civil e përmban edhe nenin që lejon regjistrimin civil të personave të gjinisë së njëjtë që duan të bashkëjetojnë.

Poqë, kjo temë ka krijuar divergjenca të thella në mes Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, duke nisur edhe me rezultate praktike – shkarkimin e Korenicës.

“Unë nuk e di zanafillën sepse nuk jam i familjarizuar me degën e Rahovecit, porqë Visarin e njoh mirë, kam vlerësim të jashtëzakonshëm për të. E në qoftese ka ardhur te shkarkimi për çështje së dorës së dytë ose të tretë, mendoj që është gabim, për shkak se ai ka bërë shumë më shumë për Vetëvendosjen”, ka thënë Bajrami.

Kodi Civil kishte dështuar të kalonte në Kuvend, përkundër se kryeministri Albin Kurti e ka mbështetur.

/GazetaSinjali/