image Edhe një muaj Thaçi mund të jetë president nëse Specialja e konfirmon propozim-aktakuzën ndaj tij

Drejtësi

Edhe një muaj Thaçi mund të jetë president nëse Specialja e konfirmon propozim-aktakuzën ndaj tij

news image

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas ngritjes së propozim-aktakuzës nga Gjykata Speciale për krime lufte, pati thënë se do të japë dorëheqje nëse konfirmohet aktakuza ndaj tij.

E kjo aktakuzë pritet të konfirmohet edhe një muaj, sipas një deklarate të dhënë për Gazetën Sinjali muaj më parë, Zyra e Prokurorit të Specializuar, ku kanë njoftuar se gjykatësi i procedurës paraprake ka 6 muaj afat për ta konfirmuar ose jo këtë aktakuzë.

Nga Zyra e Prokurorit Special kanë thënë se aktakuza ndaj Thaçit dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli është ngritur më 24 prill 2020.

Nga kjo datë, i bie që aktakuza do të konfirmohet në tetor të këtij viti, pra muajin e ardhshëm.

Propozim-aktakuza pretendon se Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të dyshuarit e tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme. Krimet e paraqitura në aktakuzën e ngritur nga Prokurori i Specializuar përfshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës, si dhe kundërshtarë politikë.

/GazetaSinjali/