image Gjykata Speciale fton edhe një ish-luftëtar të UÇK-së

Kosovë

Drejtësi/ Gjykata Speciale fton edhe një ish-luftëtar të UÇK-së

news image

Ish-luftëtari i UÇK-së, Imer Zogaj është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale e Hagës, në cilësinë e dëshmitarit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Zogaj përmes një postimi në Facebook, ku tha se do të intervistohet me 21 janar të këtij viti.

“Të nderuar familjarë,miq dhe shokë ,dua t’ju informoj që kam pranuar ftesë ne cilesinë e deshmitarit nga Gjykata Speciale në Hagë, të cilës do i përgjigjem më datë 21.01.2020”, ka shkruar Zogaj në Facebook.

Postimi i plotë:

Të nderuar familjarë,miq dhe shokë ,dua t’ju informoj që kam pranuar ftesë në cilësinë e deshmitarit nga Gjykata Speciale në Hagë, të cilës do i përgjigjem më datë 21.01.2020. -Në tërë veprimtarinë time jetësore atdhetare asnjëherë nuk jam ndier më i nderuar dhe respektuar se sa kur isha pjesë e UÇK-së!  -Asnjë shkronjë nuk e heq nga e kaluara ime në të gjitha periudhat e veprimtarisë sime! Lavdi Deshmoreve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!