Durmish Gashi, është ish-luftëtari tjetër i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin për ftesën e Speciales e ka dhënë vetë Gashi në profilin e tij në Facebook.
Postimi i tij i plotë:
Pak më parë u bë e ditur se ftesë nga Gjykata Speciale ka marrë edhe Halil Çadraku.
Shumë pjesëtarë të UÇK-së janë ftuar së fundmi për intervistim në dhomat e specializuara me seli në Hagë. Vazhdimisht po raportohet se brenda këtij viti priten të ngriten aktakuzat e para. /Gazeta Sinjali/