Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se janë konfirmuar 2 mijë e 230 raste të reja në 24 orët e fundit nga 6 mijë e 598 testime të kryera.
Gjatë kësaj periudhe kohore 5 persona kanë humbur betejën me virusin duke e çuar bilancin total të vdekjeve në 3 mijë e 297.
Aktualisht në spitalet COVID në Shqipëri po marrin trajtim 146 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar.