Maqedonia e Veriut ka arritur marrëveshjen me kompaninë “Pfizer” për blerjen e 800 mijë vaksinave kundër COVIDIT-19.
Por fillimisht, ky vend do të ketë mundësi të marrë vetëm 6 mijë vaksina dhe këto pritet të mbërrijnë në muajin shkurt.
Raportohet se, marrëveshja është pritur me një dëshpërim të lartë nga qytetarët pasi sasia e parë përmban shumë pak doza, ku do të kenë mundësi të vaksinohen vetëm 3 mijë persona, përcjell Euronews Albania.
Të parët që do të vaksinohen janë punonjësit e shëndetësisë, prej të cilëve 70% janë shprehur të gatshëm për t’u vaksinuar.
Maqedonia e Veriut planifikon që deri në fund të vitit 2021 të ketë vaksinuar 1.2 milionë qytetarë.
Përveç blerjes së 800 mijë dozave te “Pfizer”-i, Maqedonia e Veriut pret 800 mijë vaksina përmes sistemit COVAX.
Marrëveshja e arritur me “Pfizer”-in nuk është bërë publike për shkak se kompania ka kërkuar nga Qeveria e RMV-së të mbetet sekret./Gazeta Sinjali/