image Edhe Lajçak pjesë e Konferencës së Sigurisë së Mynihut

Politikë

Edhe Lajçak pjesë e Konferencës së Sigurisë së Mynihut

news image

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih të Gjermanisë, që zhvillon punimet për tre ditë duke nisur nga kjo e premte.

Lajçak është parë në audiencë në panelin e parë diskutues që po e mbanë konferenca e në të cilin kanë folur Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, kryediplomatja gjermane, Analena Bearbock dhe sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guteresh.

Emisari për dialog duket se ka shfrytëzuar praninë në Mynih edhe për të krijuar kontakte pasi është parë derisa i jep vizitën-kartën e tij një mysafiri në Konferencë.

/GazetaSinjali/