Komisioni Qendror Zgjedhor ka njoftuar se zyrtarisht ka përfunduar numërimi i votave të rregullta, të cilat e vendosën Lëvizjen Vetëvendosje të parën, si parti fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit, shkruan Gazeta Sinjali.
Pas numërimit të të gjitha votave të rregullta, Vetëvendosje ka fituar 56 vende në Kuvend, PDK-ja 20, LDK-ja 14, AAK-ja 9, Lista Serbe 10 dhe komunitetet e tjera joshumicë 10 të tjera. Por ky rezultat mund të ndryshojë, sepse ende s’janë numëruar të gjitha votat.
Deri në këto momente nuk janë numëruar edhe 27.249 vota me kusht, ashtu siç nuk janë numëruar e nuk janë hapur edhe rreth 43 mijë zarfe me fletëvotime të përcjella me postë nga diaspora.
Mbi 100,000 qytetarë, që jetojnë jashtë Kosovës, kanë pasur të drejtë vote në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit. /Gazeta Sinjali/