image Edhe Grenell komenton plagosjen e dy të rinjve në Shtërpcë: Të dënohet dhuna

Siguri

Edhe Grenell komenton plagosjen e dy të rinjve në Shtërpcë: Të dënohet dhuna

news image

Rastin e plagosjes së një 11 vjeçari dhe një 21 vjeçari të nacionaliteti serb në Shtërpcë e ka komentuar edhe ish i dërguari special i presidentit amerikan, Richard Grenell.

Grenell ka komentuar shkurtimisht se “kjo dhunë duhet të dënohet nga të gjithë në Kosovë dhe në Serbi”.

Rastin e kanë dënuar edhe të gjithë liderët institucionalë e politikë në Kosovë, derisa është kërkuar hetim i menjëhershëm nga policia.

Sipas të dhënave të para, të konfirmuara edhe nga ministri i FSK-së, Armend Mehaj, një nga personat e përfshirë në vrasje është edhe një ushtar i FSK-së.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka njoftuar se e ka arrestuar të dyshuarin A.K 33-vjeçar dhe të njëjtit i është konfiskuar automjeti dhe arma me të cilin dyshohet se është kryer vepra.

“Si provë materiale është konfiskuar edhe automjeti i udhëtarëve me të cilën dyshohet se ka lëvizur i dyshuari”, thuhet në njoftim.

Përmes një deklarate për media, presidentja e vendit, Vjosa Osmani tha se plagosja e 11 dhe 21-vjeçarit është akt i patolerueshëm dhe kërkoi që autori të vihet para drejtësisë.

Kurse Kryeministri Albin Kurti tha se i dyshuari duhet të vihet para drejtësisë ndërsa u shpreh i brengosur për rastin.

/GazetaSinjali/