image Edhe gjatë natës do të ketë shi, potenciali për shtrëngata do të shuhet

Kosovë

Edhe gjatë natës do të ketë shi, potenciali për shtrëngata do të shuhet

news image

Edhe sot mbi në Kosovë do të mbajë mot jostabil, me zhvillime të shtrëngatave me shi.

Gjatë orës së fundit mbi vend po shtrihet fronti i ftohtë i vorbullës ciklonike që po kalon nga rajoni ynë. Në Prishtinë temperaturat kanë pësuar rënie për 10C, e tashmë po frynë erë e ftohtë veriore me hove deri në 15m/s (54km/h), bën të ditur Prishtina Weather.

“Ndërkohë në rajonin e Prizrenit gjatë orës së shkuar u zhvillua një shtrëngatë e fuqishme dhe pati jozyrtarisht mbi 2000 shkarkime rrufesh, kjo sipas shënimeve të ëebsajtit blitzortung.com”, njofton shërbimi i meteorologjisë.

Sipas Prishtina Weather, pas shtrirjes së frontit të ftohtë mbi vend, gjatë natës do të vazhdojnë të reshurat e shiut, me intenzitet më të ulët dhe nëpër lokalitete, derisa potenciali për shtrëngata do të shuhet./GazetaSinjali/