Edicioni i ri i Big Brother VIP Kosova ka nisur me llojllojshmëri në karaktere të cilët kanë mbërthyer para ekranit një numër të madh të publikut.
Ai që momentalisht po komentohet më së shumti në rrjete sociale për humorin që po ofron në shtëpinë më të famshme në vend është gazetari i njohur, Visari apo siç ka vendosur të luaj në BBVK me rolin e tij “Gania”.
Ai para pak qastesh ka ngacmuar njërën prej banoreve, e cila po ashtu ka marr vëmendjen e publikut, Edona James, teksa u mundua t’ia përshkruaj format fizike të saj.
Situata që krijoi bëri që të shkrihen së qeshuri të gjithë banorët, madje edhe vetë Edona.