image Edhe dy të vdekur nga koronavirusi në Novi Pazar

Rajon

Edhe dy të vdekur nga koronavirusi në Novi Pazar

news image

Qyteti në afërsi të Kosovës, Novi Pazari, vazhdon të regjistrojë raste dhe viktima nga koronavirusi.

Në 24 orët e fundit në këtë qytet të Serbisë të banuar kryesisht me boshnjakë, kanë vdekur edhe dy persona, ka njoftuar “b92.net”.

Raportohet se numri i të hospitalizuarve është rritur në 209. Ndërkohë që në spitalin e Novi Pazarit po trajtohen edhe pacientët nga Sjenica dhe Tutini.

“Në njësinë e respiratorëve janë dhjetë pacientë, prej tyre tre në respiratorë. Përgjegjësit në Novi Pazar megjithatë kanë vlerësuar se situata po stabilizohet.”

“Larg jemi prej gjendjes së mirë, por kemi dalë nga periudha e errët kur njerëzit na kanë vdekur në afërsi të spitalit”, ka thënë Mirsad Gjerlek./GazetaSinjali/