image Edhe Daçiqi si Vuçiqi, non-paper i duket më i mirë se Plani i Ahtisaarit

Politikë

Edhe Daçiqi si Vuçiqi, non-paper i duket më i mirë se Plani i Ahtisaarit

news image

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq dhe presidenti, Aleksandar Vuçiq, siç duket janë në një linjë të mendimit. Të dy po thonë se “nonpaper” i publikuar në media është më i mirë se plani i Ahtisaarit.

Daçiq tha në TV Pink se dokumenti ishte më i mirë se plani i Ahtisaarit, por theksoi se nuk ishte në nivelin e kërkesave dhe pritjeve të Beogradit.

Kjo autonomi nuk është përpunuar, nuk dihet nëse përfundon me të drejtën e vetëvendosjes,” tha Daçiq teksa shtoi se “e keqja në dokument është se nënkupton respektimin e integritetit territorial, por që është një propozim më i mirë krahasuar me disa nga ato të mëparshmit”, tha ai.

Kreu i Kuvendit të Serbisë dhe udhëheqësi i SPS gjithashtu beson se këto “non-paper” përfaqësojnë një ndjesi impulsi dhe vunë në dukje se këto dokumente nuk flasin vetëm për RS, por për shpërbërjen paqësore të BiH.

Ai e sheh vlerën e këtyre dokumenteve si “dikush tashmë sheh disa realitete që ekzistojnë në rajon”.

Ai kujtoi se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Serbia “nuk mendon të ndryshojë parimin”, si dhe se Beogradi tha shtatë apo tetë vjet më parë, kur filloi dialogu, se nuk do ta njihte Kosovën.

Ne duam një kompromis, japim disa zgjidhje. Ata mendojnë se ne do ta njohim me forcë Kosovën, ajo rrugë është e keqe, por ne do të flasim dialog, dialog çdo herë. Ne kurrë nuk do ta ndërpresim dialogun, nuk kemi bërë asgjë për të provokuar disa është interesi ynë për paqe, stabilitet në mënyrë që Serbia të vazhdojë rrugën e saj ekonomike dhe të kompensojë gjithçka që kemi humbur në këto dekada“, tha Daçiq.

Ndërkohë, Vuçiq, duke komentuar ‘non-paper’-in e fundit tha se njohja e Kosovës, e përmendur në atë letër, është një gjë e vështirë dhe e papranueshme për Serbinë, “por se është një letër shumë më e mirë se Plani i Ahtisaarit dhe nga gjithçka që kemi marrë deri më tani”.

Në një intervistë për gazetën serbëve “Blic”, Vuçiq thotë se letra e fundit ka edhe gjëra të tjera të papranueshme, siç janë detajet për Mitrovicën.

Është e vetmja zonë urbane që e kanë serbët dhe duan t’u marrin. Ka edhe gjëra të tjera. Letrën non-paper e ka përpiluar dikush shumë kompetent, i cili kupton gjithçka. Sigurisht që nuk do të jetë e lehtë për ne”, tha Vuçiq.

Ai vlerëson se ky ‘non-paper’ është shumë më i mirë se Plani i Ahitisaarit dhe se gjithçka që serbët kanë marrë deri më tani.

Kjo tregon se ata që thonë se ju kurrë nuk mund të merrni një letër më të mire, nuk kanë të drejtë. Vetëm se ndonjëherë vjen, nuk po them që tani është kështu, një situatë ku në të vërtetë nuk ka më mirë. Ish-presidenti i Jugosllavisë, Slobodan Millosheviq duhej ta kuptonte – deri kur të mundeni, dhe kur më jo. Kjo është në dorën e udhëheqjes së shtetit”, theksoi Vuçiq./Gazeta Sinjali/