image Edhe Buffon infektohet me COVID-19

Futboll

Edhe Buffon infektohet me COVID-19

news image

Gianluigi Buffon ka rezultuar pozitiv me variantin e ri të COVID-19, Omicron.

Portieri i Parmës, gjatë procedurave të kontrollit të kërkuar nga klubi për çdo pjesëtar të grupit të ekipit përpara rifillimit të stërvitjes, doli pozitiv dhe u vendos në izolim.

Këtë e ka bërë të ditur vetë klubi të martën në mëngjes përmes një njoftimi për shtyp të publikuar në kanalet e tij zyrtare.

Lojtari tashmë është vendosur në izolim, sipas direktivave federale dhe ministrore. /Gazeta Sinjali Sporti/