Gianluigi Buffon ka rezultuar pozitiv me variantin e ri të COVID-19, Omicron.
Portieri i Parmës, gjatë procedurave të kontrollit të kërkuar nga klubi për çdo pjesëtar të grupit të ekipit përpara rifillimit të stërvitjes, doli pozitiv dhe u vendos në izolim.
Këtë e ka bërë të ditur vetë klubi të martën në mëngjes përmes një njoftimi për shtyp të publikuar në kanalet e tij zyrtare.
Lojtari tashmë është vendosur në izolim, sipas direktivave federale dhe ministrore. /Gazeta Sinjali Sporti/