Qeveria e Kosovës ka ndarë mjete financiare në vlerë prej 100 eurove për disa kategori, këtu duke përfshirë punëtorët e sektorit publik dhe atij privat, studentët e pensionistët.
Për këtë sot ka reaguar Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli duke kritikuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e këtyre mjeteve në kuadër të pakos së ringjalljes ekonomike.
Pacolli ka thënë se me 100 milionë eurot shtesë të ndara do të hapeshin katër mijë vende pune të reja për kosovarët.
“Me ato para, do te ndërtoheshin mbi 40 fabrika ( galanterie, konfekcione apo agro-ekonomi) anë e mbanë Kosovës, ku do të gjeneroheshin mbi 4000 vende pune, d.m.th 4000 familje me nga 5 persona, do ishin 20 mijë përfitues drejtpërsëdrejti”, ka shkruar ai në ‘Facebook’.
“Por, paqja sociale nuk blihet me para, por me krijimin e mundësive “mos jepni peshk, por mësoni si tē peshkon”!!!!”, ka deklaruar Pacolli.
Postimi i plotë:
Vendimi i Qeverisë së Kosovës për ndarjen e 100 eurove është treguese më i mirë që Qeveria nuk ka vizion për ekonomi dhe për luftimin
Për një ditë shpërndahen 100 milion euro dhe cila është vlera e kthimit? Asnjë i ri i punësuar, asnjë rritje ekonomike!
Po të investoheshin këto para në sektorin privat, kjo do të garantonte rritje të qëndrueshme ekonomike.
Me ato para, do te ndërtoheshin mbi 40 fabrika ( galanterie, konfekcione apo agro-ekonomi) anë e mbanë Kosovës, ku do të gjeneroheshin mbi 4000 vende pune, d.m.th 4000 familje me nga 5 persona, do ishin 20 mijë përfitues drejtpërsëdrejti.
Kryeministër, përvoja më ka mësuar shumëçka në jetë.
Por, paqja sociale nuk blihet me para, por me krijimin e mundësive “mos jepni peshk, por mësoni si të peshkon”!!!!