image Edhe AAK e bojkotoi presidenten: Ka shkelur mandatin si faktor uniteti, duke u bërë palë me Kurtin

Politikë

Edhe AAK e bojkotoi presidenten: Ka shkelur mandatin si faktor uniteti, duke u bërë palë me Kurtin

news image

Pas PDK-së, edhe Grupi Parlamentar i AAK-së ka bojkotuar adresimin e presidentes Vjosa Osmani para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Në një njoftim në Facebook, AAK-ja thotë se ky refuzim erdhi për shkak se presidentja, sipas tyre, ka shkelur mandatin e vet si faktor uniteti, duke u bërë palë me kryeministrin.

“Grupi Parlamentar i AAK-së, në shenjë mospajtimi dhe revolte për faktin se Presidentja e ka shkelur mandatin e vet si faktor uniteti, duke u bërë palë me Kryeministrin, ne si grup patlamentar refuzojmë ta dëgjojmë fjalën e Presidentes dhe e braktisim seancën”, thuhet në reagimin e AAK-së.

/GazetaSinjali/