image Edhe 8 orë kohë që të zhbllokohet Jarinja e Bërnjaku

Siguri

Edhe 8 orë kohë që të zhbllokohet Jarinja e Bërnjaku

news image

Tensionet në veri të Kosovës, pritet të mbarojnë sot, pas arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel, para dy ditësh.

Me marrëveshjen e arritur të enjten në Bruksel, serbët do t’i heqin bllokadat, njësitë speciale të policisë do të tërhiqen nga Jarinja dhe Bërnjaku dhe atje do të vendoset KFOR-i, ndërsa në targa të të dyja palëve do të vendosen përkohësisht letra ngjitëse.

Marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë u ndërmjetësua nga Bashkimi Evropian.

Që nga 20 shtatori, serbët në veri të Kosovës kanë bllokuar vendkalimet kufitare me Serbinë: Jarinje dhe Bërnjak.

Kjo ka ndodhur pasi Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që shoferët e makinave me targa të Serbisë, t’i zëvendësojnë ato me targa të përkohshme derisa vozisin në Kosovë.

/GazetaSinjali/