image Edhe 257 pacientë me COVID-19 janë duke u trajtuar në SHSKUK

Shëndetësi

Edhe 257 pacientë me COVID-19 janë duke u trajtuar në SHSKUK

news image

Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga COVID-19. Por pavarësisht kësaj, klinikat e Shërbimit Klinik Universitar të Kosovës, vazhdojnë të kenë numër të madh të pacientëve në trajtim.

Sipas njoftimit nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, nëpër klinika janë të shtrirë 257 pacientë të konfirmuar me COVID-19.

Nga ta, 6 pacientë janë në respiratorë, 18 janë në trajtim me CPAP dhe të tjerët në oksigjeno-terapi. Gjendja vazhdon të jetë akoma e rënduar, thuhet në raportin e SHSKUK. /GazetaSinjali/