image Edhe 2 persona humbin jetë për shkak të COVID-19 në Shqipëri

Shqipëri

Edhe 2 persona humbin jetë për shkak të COVID-19 në Shqipëri

news image

Dy persona të infektuar me COVID-19 kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit në Shqipëri, duke e çuar kështu numrin e viktimave të koronavirusit në 3 mijë e 180.

Brenda ditës, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ka njoftuar se janë regjistruar 343 raste të reja, nga gjithsej 3 mijë e 696 testime të kryera, ndërsa 333 të tjerë janë shëruar.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 123 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar.

Janë 5 mijë 173 pacientë aktivë me COVID-19 në gjithë Shqipërinë.

Statistika (22 Dhjetor 2021)

Raste të reja ditore 343

Të shëruar në 24 orë 333

Të shtruar në spitale 123

Humbje jete në 24 orë 2

Testime ditore 3 mijë e 696

Testime totale 1 milion e 448 mijë e 218

Raste pozitive 206 mijë e 616

Raste të shëruara 198 mijë e 263

Raste Aktive 5 mijë e 173

Humbje jete 3 mijë e 180./GazetaSinjali/