image Edhe 10 vendvotime pa u numëruar në Prishtinë, publikohen votat e kandidatëve më të votuar

Politikë

Edhe 10 vendvotime pa u numëruar në Prishtinë, publikohen votat e kandidatëve më të votuar

news image

Në qytetin e Prishtinës kanë mbetur vetëm edhe 10 vendvotime pa u procesuar në kuadër të numërimit të votave për kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 7 qershorit.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri tani janë numëruar 252 nga gjithsej 262 vendvotime, që përbëjnë 96.18 për qind të procesit të përfunduar.

Ndërkohë, një ditë më parë ka përfunduar procesi i verifikimit dhe numërimit në 37 Qendra Komunale të Numërimit, duke e çuar procesin në fazën përfundimtare në kryeqytet.

Sipas rezultateve të deritanishme, në mesin e kandidatëve më të votuar prin Lëvizja Vetëvendosje, ku Albin Kurti ka marrë 40,105 vota, i ndjekur nga Glauk Konjufca me 33,836 vota dhe Albulena Haxhiu me 21,769 vota. Në listë më pas renditen Hekuran Murati me 18,002 vota dhe Donika Gërvalla-Schwarz me 16,470 vota.

Në Partinë Demokratike të Kosovës, më i votuari është Bedri Hamza me 14,633 vota, pasuar nga Uran Ismaili me 11,930 vota, Përparim Gruda me 10,002 vota, Arian Tahiri me 7,711 vota dhe Vlora Çitaku me 7,256 vota.

Në Lidhjen Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani prin me 14,566 vota, e ndjekur nga Doarsa Kica-Xhelili me 13,186 vota, Lumir Abdixhiku me 13,144 vota, Hykmete Bajrami me 11,127 vota dhe Avdullah Hoti me 10,080 vota.

Ndërkohë, në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, më i votuari është Ardian Gjini me 4,113 vota, pasuar nga Ramush Haradinaj me 3,718 vota, Besnik Tahiri me 3,184 vota, Daut Haradinaj me 2,815 vota dhe Burim Ramadani me 2,379 vota.

Procesi i numërimit në Prishtinë pritet të përmbyllet pas përfundimit të 10 vendvotimeve të mbetura.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/