Moderatorja e njohur, Bora Zemani, është pyetur edhe për prezantuesen e re që e ka zëvendësuar në “Për’puthen”, Megi Pojani. Sipas Zemanit, Megi është zgjedhja e duhur për këtë format dhe ka një stil sportiv që sipas saj i shkon shumë.
“E kam ndjekur pak, më pëlqen shumë, edhe konkurrentët më pëlqejnë, por patjetër Megin që për mua është zgjedhja e duhur për “Për’puthen”, me atë stilin e vet, shumë sportive.
Ndonjëherë kur dikush lë një emision, e pyesin kë shikon në vendin tënd, por Bora tha se produksioni i këtij emisioni nuk e pyetën atë për Megin.
“Jo nuk është se më kanë pyetur, por kur e mora vesh më tingëlloi shumë mirë. Thashë Megi super”, u shpreh njëra nga moderatoret më të pëlqyera të momentit.