image "E vrava..."/ Ky është i dyshuari për vrasjen e familjarit të tij në Batllavë

Siguri

“E vrava…”/ Ky është i dyshuari për vrasjen e familjarit të tij në Batllavë

news image

Një vrasje e rëndë tronditi sot fshatin Gërdovc të Podujevës, ku mbeti i vrarë një 41-vjeçar. Viktima Gazmend Brahimi dyshohet se u vra nga familjari i tij, Baki Brahimi, 48-vjeçar, shkruan Gazeta Sinjali.

E gjithë ngjarja dyshohet se nisi për mosmarrëveshje për pronë, por që përfundoi me vrasje, njoftojnë burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë.

Pasi u arrestua, i dyshuari Baki Brahimi ka deklaruar se në rrugën e fshatit Batllavë-Podujevë ka hasur në viktimën Gazmend Brahimi, të cilin më pas e ka vrarë.

Baki Brahimi me vendim të prokurorit tashmë është dërguar në mbajtje për 48 orë nën dyshimin se ka kryer veprën penale “vrasje e rëndë”.

Lidhur me këtë ngjarje tragjike, ka folur një familjar i dy palëve. Ai ka thënë se vrasja ka ndodhur për “tre kilogramë pasul”. Sipas tij konflikti mes viktimës dhe të dyshuarit ka filluar që dje dhe për këtë ka qenë e informuar Policia e Kosovës.

“Dje ka ndodhë ishin kon rreh edhe ish kon gju me armë. Kanë ardhë policia tek ta edhe jam shku qaty, kam bisedu me ta thanë me arrest qata që ka gjuajtur që është tash në burg, mirëpo s’ju ka dorëzu policisë.

Arsyeja ka qenë tri kilogram pasul ja paska marrë shoqi-shoqit. Një lopë ka hi në pasul të Besnik Brahimit, lopa e këtij të vrarit,  tash ka ardhë konflikti deri qitu te vrasja.”, tha ai në Klan Kosova.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/