Hapësirat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), janë mbushur me mbeturina. Qese, shishe të plastikës, gota të plastikës, mbetje ushqimore, objekte, e mbeturina të tjera janë fotografuar në një pjesë të objekteve brenda QKUK-së.
Një fotografi ku shihen mbeturinat gjithkund nëpër tokë, është publikuar në faqen e Facebook-ut të “Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë”.
E kjo nuk është hera e vetme që QKUK-ja mbushet me mbeturina, madje edhe me raste të mbetjeve të barnave që kanë paraqitur rrezikshmëri për pacientët në spital.
“Vrojtuesit e lagjes”, tashmë qe disa kohë janë në qytete të ndryshme të Kosovës dhe përcjellin parregullësitë në hapësirat e qyteteve.