image E turpshme: Fansat kosovarë detyrohen të zgjedhin Serbinë si rajon për të blerë biletat për finalen e BBVA

Bota e Yjeve

E turpshme: Fansat kosovarë detyrohen të zgjedhin Serbinë si rajon për të blerë biletat për finalen e BBVA

news image

Spektakli i njohur Big Brother VIP Albania është përfshirë në një skandal të madh, pasi një problem i papritur në sistemin e rezervimit të biletave ka ngjallur zemërim të gjerë tek fansat, sidomos tek ata kosovarë.

Përdoruesit nga Kosova që kanë tentuar të blejnë bileta për netët e spektaklit “Prime” janë përballur me një kërkesë skandaloze: ata janë të detyruar të regjistrojnë rajonin e Serbisë për të përfunduar pagesën.

Ky veprim ka shkaktuar një valë reagimesh të ashpra në rrjetin social ‘X’, ku shumë fansa kanë shprehur pakënaqësinë dhe indinjatën e tyre për këtë trajtim të papranueshëm.

Disa e konsiderojnë këtë si një gabim teknik, por të tjerë e shohin si një sjellje të papërgjegjshme nga ana e organizatorëve të spektaklit.

Pas këtyre ngjarjeve, nuk ka ende një reagim zyrtar nga produksioni, duke e lënë këtë çështje të pasqaruar dhe të shpërndarë përmes polemikave të shumta online.

/GazetaSinjali/