image E trishtë: Nxënësit nga pakicat lihen anash në Festën e Abetares në Pejë

Arsim

E trishtë: Nxënësit nga pakicat lihen anash në Festën e Abetares në Pejë

news image

Gjatë ditës së martë, në Pejë, në një shkollë fillore u kremtua Festa e Abetarës.

Teksa të gjithë nxënësit luanin e festonin së bashku, dhjetë nxënës të pakicave nuk u lanë të festonin me bashkëmoshatarët e tyre, mirëpo ata u ulën të ndarë.

Nxënësit thonë se do donin të ishin më në qendër.

Po kemi pas qef, po këtu na tha mësuesja, këtu u ulëm me shoqëri”, tha njëra nga nxënëset, pjesëtare e komunitetit RAE.

Në anën tjetër, mësuesja e tyre, Xhylfidane Morina, deklaroi se kjo nuk ka të bëjë me diskriminim dhe se ishte veç një rastësi. Po ashtu e njëjta tha se kjo ishte dhe dëshirë e nxënësve.

Patën vetë dëshirë me u ulë këtu, pa asnjë qëllim tjetër. Ishte vetëm dëshira e tyre pasi hapësira ishte më e madhe”, tha mësuesja Xhylfidane.

/GazetaSinjali/