image E trishtë: Keqtrajtohet seksualisht 18-vjeçarja në Ferizaj, i dyshuari e detyron të punojë si kamariere

Siguri

E trishtë: Keqtrajtohet seksualisht 18-vjeçarja në Ferizaj, i dyshuari e detyron të punojë si kamariere

news image

Vetëm në javën që lamë pas, Gazeta Sinjali ka raportuar për mbi gjashtë raste të dhunimit që janë raportuar në Polici. Në shumicën prej tyre, viktima janë vajzat e mitura. Kjo gjendje alarmante siç duket po vazhdon. Sinjali mëson se një rast tjetër i dhunimit, që dyshohet të ketë ndodhur në Ferizaj është zbuluar së fundmi. Këtë herë bëhet fjalë për një 18-vjeçare.  

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije për Sinjalin detaje se si arriti vajza ta raportojë rastin dhe të zbulohet gjithçka.

Vajza që dyshohet se u dhunua seksualisht u mbajt me dhunë në një lokal në Fushë Kosovë nga i dyshuari, ku u detyrua të punojë si shërbyese. Punës aty i kishte paraprirë keqtrajtimi seksual i vajzës, në një lokacion diku në Ferizaj.  

I dyshuari F.E., fillimisht e kishte keqtrajtuar seksualisht vajzën e më pas për t’i ‘zhdukur’ gjurmët, plani i tij ishte që ta dërgonte atë në Fushë Kosovë dhe ta detyrojë për punë.  

Ngjarja ka ndodhur para dy ditësh, por është zbuluar dje, kur vajza, e tmerruar nga ajo që ka ndodhur kishte arritur që përmes dikujt në lokal, të kërkojë ndihmë nga Policia. Fatmirësisht, dikush i ndihmoi dhe u zbardhën detajet e para të rastit.

Policia është aktivizuar menjëherë për të siguruar prezencën e të dyshuarit, teksa edhe vajza ka dhënë deklaratë para hetuesve, ku e prekur skajshmërisht ka rrëfyer përjetimet e saj ditëve të fundit.

Burimet thonë se i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë për veprën penale “Dhunimi”.

Sinjali do të ju mbajë të informuar për detajet e reja.

/GazetaSinjali/