image E trishtë: Babë e bir humbin jetën aksidentalisht në Maznik të Deçanit

Siguri

E trishtë: Babë e bir humbin jetën aksidentalisht në Maznik të Deçanit

news image

Aksidentalisht kanë humbur jetën babë e bir, Xhemajl dhe Hasan Mustafaj, në fshatin Maznik të Deçanit.

Lajmin e ka bërë të ditur Hajdar Sutaj, kryesues i Kuvendit Komunal të Deçanit me anë të një shkrimi në ‘Facebook’, i cili ka shprehur ngushëllime për familjen Mustafaj.

“Në këto momente të vështira, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Mustafaj. Zoti ua dhëntë forcën ta përballojnë këtë dhimbje të madhe. Shpirtrat e tyre pushoftë në Xhenet”, ka shkruar Sutaj.

Babë dhe bir dyshohet se janë mbytur nga rryma elektrike.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/