image E trishtë : 29-vjeçarja shtatzënë vdes nga koronavirusi

Rajon

E trishtë : 29-vjeçarja shtatzënë vdes nga koronavirusi

news image

Një 29-vjeçare nga Kumnova e cila ka humbur jetën si pasojë e COVID-19, ishte shtatzënë, transmeton Gazeta Sinjali.

Të ndjerës i ishte përkeqësuar gjendja papritur teksa qëndronte në spital.

Lehona vdiq në Klinikën Infektive në Shkup me komplikime të lidhura me covid. Ajo ishte në muajin e shtatë të shtatzënisë, ndërsa foshnja është në inkubator”, konfirmojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Nëna nuk kishte sëmundje shoqëruese dhe nuk ishte e vaksinuar kundër Covid-19.

Sot janë konfirmuar 4 viktima nga coronavirusi. Në Kumanovë-3 (29, 49 dhe 74) dhe 1 në Gostivar (78).

/Gazeta Sinjali/